Një ngjarje e rëndë shënon në Berat, ku një 56 vjeçar është gjendur i vetëvarur në banesës e prindërve të bashkëshortes së tij.
Rasti ka ndodhur rreth orës 10:30, në lagjen “30 Vjetori”, kur shtetasi N.M., 56 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet të jetë vetëvarur në ballkonin e vjehërrve
Sipas njoftimit të policisë, 56 vjeçari ka ndërmarr këtë akt për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
Sakaq, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, shtetasi N. M., 56 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvarur në ballkonin e banesës së prindërve të bashkëshortes së tij, në lagjen “30 Vjetori”, Berat dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.