Ballina Kronika E rëndë në Itali! Djali 3-vjeçar mbytet në pishinën e shtëpisë së...

E rëndë në Itali! Djali 3-vjeçar mbytet në pishinën e shtëpisë së tij

Një tragjedi ka ndodhur në Sferracavallo, një fshat në periferi të Palermos, Itali.

Një djalë tre vjeçar është mbytur pasditen e sotme në pishinën e shtëpisë së tij. Familjarët e fëmijës ngritën alarmin. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, i mituri nuk arriti të mbijetonte.

Sipas informacioneve fillestare, në momentin e tragjedisë kanë qenë të pranishëm prindërit, pronarë të vilës bregdetare me pishinë.

Policia ndodhet ende në vendngjarje për të hetuar dinamikën e saktë të ngjarjes.