Ballina Kronika Aksident i tmerrshëm në Moldavi, dy makina përplasen kokë më kokë dhe...

Aksident i tmerrshëm në Moldavi, dy makina përplasen kokë më kokë dhe shpërthejnë në flakë! D*gjen 5 persona, 7 të plagosur rëndë

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Moldavi në rrugën Kishinau-Balti, ku pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mediat moldave raportojnë se nga përplasja e makinave një Opel dhe një Mitsubishi të dyja mjetet kanë shpërthyer ën flakë, ku për pasojë 5 perosna janë djegur ndërsa shtatë të tjerë janë dërguar në spital, mes tyre edhe një i mitur.

Aksidenti ka ndodhur në linjën M 5, Kishinau – Balti, në afërsi të qytetit të Codreanca.

Sipas mediave shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve, çka ka bërë që dy makinat të pëplasen kokë më kokë dhe më pas të shpërthejnë në flakë.

Në vendngjarje paraprakisht u konstatua se njëra nga makinat nuk do të ishte siguruar vetë dhe duke kryer manovrën e parakalimit mbi vijën e vazhdueshme është përplasur kokë më kokë me makinën që lëvizte në drejtim të kundërt.

Në vendngjarje ndodhen të gjitha shërbimet përgjegjëse për ndërhyrjen dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave. /Vizionplus.tv/