Një 23-vjeçare ka humbur jetën, pasi është rrëzuar nga një kështjellë.
E reja ka rënë nga 80 metra poshtë rrëpirës së malit, teksa vizitonte kështjellën piktoreske gjermane, ku është xhiruar filmi “Bukuroshja e fjetur”.
Rënia tragjike ndodhi pranë kështjellës Neuschëanstein, teksa po përpiqej të bënte foto për rrejtet sociale.
Në një intervistë me mediat çeke, një shoqe e Natalie, tregonte se e reja po qëndronte shumë pranë buzës së Malit, kur besohet se rrëshkiti teksa bënte foto para kështjellës.
Shoqja e saj që donte të qëndronte anonime, tha: Ajo ra nga rreth 80 metra, nuk e dimë nëse rrëshkiti apo shkëmbi u thye. Në nder të kujtimit të Natalka kemi krijuar një memorial në gjimnaz.