Le të jemi të qartë që në fillim, të gjitha frutat dhe perimet e stinës janë të mira, por kombinimi me njëra tjetrën, mund të mos jetë aq i mirë! Një shembull jane kastravecat dhe domatet.
Kastravecat dhe domatet janë të mrekullueshme për trupin tonë. Të dyja janë të mbushura plot me ujë, antioksidantë, lëndë ushqyese dhe vitamina. Sidoqoftë, nuk duhet t’i përzieni ato në të njëjtën kohë! Sipas mjekesise popullore indiane, kur zgjedhim përbërës për një sallatë, duhet të dimë kohën e saktë të tretjes së përbërësve.
Përzierja e perimeve që kërkojnë më pak kohë për tretje dhe perimeve që kërkojnë më shumë kohë për tretje nuk është e mirë sepse përbërësi më i lehtë do të përfundojë të kalojë në zorrë. Kjo do të shkaktojë fermentim të ushqimit në stomak, i cili mund të helmojë më tej të gjithë trupin. Gjithashtu do të ngadalësojë tretjen dhe fermentimin e sheqernave dhe niseshtesë dhe nuk do të jeni në gjendje ta shijoni plotësisht vaktin tuaj. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, procesi i fermentimit mund të shkaktojë gazra, ënjtje dhe dhimbje stomaku.