Shumë njerëz këto ditë janë të lodhur, letargjikë, nervozë dhe kanë përqendrim të dobët. Temperaturat e larta prekin të sëmurët kronikë, por edhe ata të shëndetshëm.
Temperaturat jashtëzakonisht të larta nuk janë të këndshme as për personat plotësisht të shëndetshëm dhe veçanërisht të rrezikuar janë personat e sëmurë kronikë. Dr. Branislav Raliq shpjegoi se cilët pacientë duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë këshillave të mjekut dhe cilat simptoma nuk duhet t’i anashkalojnë.
Në temperatura të larta duhet të mbrohen veçanërisht të sëmurët, por edhe më të shëndetshmit.
Sipas tij, nuk duhen anashkaluar simptomat e mëposhtme: “Dobësi e papritur e gjymtyrëve, mpirje, çrregullim i të folurit janë situata në të cilat duhet të kontaktoni menjëherë mjekun”.
Dr. Branislav Raliq konkludon se nuk duhet të ekspozoheni në diell dhe temperatura të larta dhe se mbrojtja nga dielli dhe hidratimi i trupit është i nevojshëm. /vizionplus.tv