Ballina Shëndeti Në këto ditë me temperatura ekstreme, ja hapat se si të kontrolloni...

Në këto ditë me temperatura ekstreme, ja hapat se si të kontrolloni tensionin e gjakut

Nëse aparati juaj nuk ka nxjerrë të dhëna të sakta, nuk duhet ta ndizni atë menjëherë për një matje të re. Prisni një minutë përpara se të provoni sërish. Hiqeni nga kyçi aparatin, fikeni, dhe pas një minuti provojeni edhe një herë procesin nga e para.

Nëse përdorni një matës manual dhe e masni vetë tensionin: Lidhni fashon e matjes së tensionit në krahun tuaj të majtë mundësisht.

Mos e lidhni shumë fort. Vendosni matësin e stetoskopit nën fashë, nën tubat që lidhen me aparatin. Vendosni skajet e spetoskopit në vesh.

Mbajeni matësin e presionit me fryrje në dorën tuaj të djathtë dhe treguesin e tensionit në të majtën tuaj. Mbyllni valvulën e qarkullimit të ajrit në matësin fryrës duke e kthyer vidën në drejtim të orës. Fryni valvulën duke e shtypur me dorën tuaj të djathtë. Ju mund të dëgjoni pulsin tuaj në stetoskop në vesh. Shikoni matësin. Ndalojeni fryrjen e valvulës derisa matësi të lexojë rreth 3 pikë (mm Hg) mbi tensionin tuaj të pritshëm sistolik. Në këtë pikë, nuk duhet të dëgjoni pulsin tuaj në stetoskop.
Mbajini sytë në matës, lironi ngadalë presionin në valvul duke hapur vidën e qarkullimit të ajrit në drejtim të kundërt. Shigjeta e matësit duhet të bjerë vetëm dy deri në tre pikë me çdo rrahje zemre. Ju mund të keni nevojë të praktikoheni duke e hapur valvulën ngadalë. Dëgjoni me kujdes për rrahjen e parë të pulsit. Sapo ta dëgjoni, vini re leximin në matës. Ky lexim është tensioni juaj sistolik.

Vazhdoni të rrotulloni ngadalë vidën në valvul. Dëgjoni me kujdes derisa pulsi të zhduket e të mos e dëgjoni më. Kur të mos e dëgjoni rrahjen tuaj të pulsit, vini re leximin në matës. Ky lexim është presioni juaj diastolik. Për matje të sakta, mbani një ditar të matjeve të përditshme në mënyrë që të krijoni një ide edhe të luhatjeve, rritjes apo uljes së tensionit.