Kripa është një ndër elementët që nuk i mungon kurrë kuzhinës që prej lashtësisë. Ka shumë udhëzime për mos e tepruar me kripën, sepse mund të shkaktojë hipertension dhe probleme me veshkat por kripa është një aleat i madh në pastrimin e shtëpisë.
Largon milingonat
Nëse keni probleme me milingonat në shtëpinë tuaj, mos u shqetësoni, sepse vetëm me pak kripë në vendin ku qëndrojnë insektet, ato do të largohen përgjithmonë.
Zgjidh problemet e lagështisë
Nëse ndjeni atmosferë shumë të lagësht në shtëpinë tuaj me pak kripë në shtëpinë tuaj do të reduktoni lagështinë. Thjesht vendosni kripë aty ku shihni se ka më shumë lagështi.
Kripë dhe uthull, përzierja magjike
Me uthull dhe kripë, mund të zëvendësoni çdo detergjent që ju ndihmon ta mbani shtëpinë pastër. Sidomos enët e kuzhinës, lavamanin, i bën të shkëlqejë. Ndaj, kursejeni kripën në gatime, por jo në pastrim.