SPB – Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër personit me inicialet P.J.(45 vjeç) nga fshati Llukovicë dhe personit me inicialet L.L. (65 vjeç) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “gjueti, mbajtje dhe tjetërsimi i paautorizuar i kafshëve dhe shpendëve të egër”.
Punonjësit e policisë kanë kontrolluar një automjet të drejtuar nga i pandehuri i dytë dhe në bagazh është gjetur një derr i egër, të cilin i pandehuri i parë e ka qëlluar personalisht dhe të cilin i pandehuri i dytë duhet ta blinte sipas marrëveshjes së mëparshme./TetovaNews
Një 79-vjeçar nga Tetova ka plagosur me thikë një burrë që po e filmonte me telefon