TIRANË- 15-vjeçarja që denoncoi Kevin Cungun për abuzim seksual dhe dhunë, ka rrëfyer detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen. Në një intervistë për “Top News”, e mitura ka rrëfyer se Kevin Cungu, e përdorte shtëpinë e vajzës së mitur si vend për të fshehur një armë zjarri tip “Kallashnikov”.
Ajo ka thënë se është takuar disa herë me Cungun, i cili e përndiqte me makinë në rrugët e lagjes, dhe i ka shkuar disa herë në banesë, por pa kryer marrëdhënie intime. Derisa një ditë, sipas saj, Cungu e ka dhunuar e më pas përdhunuar për 4 orë.
E mitura ka thënë se pasi ka vendosur ta denoncojë, ajo dhe familjarët e saj kanë marrë dhjetra mesazhe kërcënuese nga Cungu por edhe miqtë dhe familjarët e tij. Ajo është shprehur se Kevin Cungu ka abuzuar edhe me 4 vajza të tjera, por ato nuk kanë guxuar ta denoncojnë.