Nga Xhelal Zejneli
Në vitin 1876-1878, me mbështetjen dhe nxitjen e Rusisë,në sanxhakun e Nishit shpërtheu konflikti midis Serbisë dhe Malit të Zi kundër ushtrisë osmane. Këto luftëra, bashkëme Luftën ruso-osmanetë viteve 1877-1878, përfunduan me disfatën e ushtrisë osmane. Territoret shqiptare të sanxhakut të Nishit, të zaptuara nga ushtria serbo-malazeze, me vendimet e Kongresit të Berlinit (1878), iu dhanë Mbretërisë së Serbisë dhe Mbretërisë së Malit të Zi.
Para se të shpërthente konflikti, popullsia shqiptare e Sanxhakut të Nishit ishte kompakte dhe kryesisht rurale. Gjatë luftës, shqiptarët i rezistuan hyrjes së forcave serbe në sanxhakun e Nishit. Një pjesë e tyre u strehua në malet përreth, ndërsa një pjesë tjetër u vendos në Kosovë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve u dëbuan nga forcat serbe, ndërsa një numër i vogël qëndruan në trojet e veta në luginën e Jabllanicës. Një numër i refugjatëve shqiptarë u vendosën në më se tridhjetë vendbanime në pjesë qendrore dhe juglindore të Kosovës.
Dëbimi i popullsisë shqiptare nga këto vise paraqet pastrim etnikdhe gjenocid. Refugjatët shqiptarë të sanxhakut të Nishit që u vendosën në Kosovë, nga shqiptarët vendës u quajtën muhaxhirë. Nga ngjarjet e sipërthëna, konflikti midis shqiptarëve dhe serbëve do të ashpërsohet, ndërsa marrëdhëniet ndërmjet tyre do të jenë të tensionuara sot e kësaj dite.
Gjatë konfliktit midis Malit të Zi, të mbështetur nga Rusia, në një anë dhe forcave osmane, në anën tjetër, ushtria malazeze ia doli të pushtonte disa zona përgjatë kufirit, por hasi në qëndresën e fuqishme të shqiptarëve në Ulqin, si dhe të forcave shqiptar-osmane në rajonet Podgoricë-Shpuzë dhe Plavë-Guci. Përfitimet territoriale të Malit të Zi qenë të vogla. Më vonë, shqiptarët që jetonin pranë kufirit, u dëbuan nga Podgorica dhe nga Shpuza. Në vitin 1880 Ulqini iu dha Malit të Zi. Një numër shqiptarësh u vendosën në Shkodër.
Shqiptarët e dëbuar me dhunë nga serbët prej sanxhakut të Nishit, u vendosën në Kosovë, ndërsa një numër shqiptarësh të dëbuar me dhunë nga malazeztë, u vendosën në sanxhakun e Shkodrës.
* * *
Shumë toponime të sanxhakut të Nishit dëshmojnë se prania e shqiptarëve në viset e Toplicësdhe të Moravësjugore që ndodhet në verilindje të Kosovës së sotme, datojnë që nga koha e mesjetës.
Para konfliktit midis ushtrisë serbe, të mbështetur nga Rusia, në një anë dhe ushtrisë osmane, në anën tjetër, një popullsi e madhe shqiptare banonte në rrethin e Nishit, Pirotit që në atë kohë quhej Shehirköj, Vranjës, Leskocit, ProkuplesdheKurshumlisë. Pjesët rurale të luginave të Toplicës, Kosanicës, PustarekësdheJabllanicës, si dhe viset fqinje gjysmëmalore ishin të banuara nga një popullsi shqiptare kompakte.
Sipas disa studiuesve, në ato zona serbët jetonin pranë grykëderdhjeve të lumenjve dhe në shpatet malore. Shqiptarët dhe serbët banonin edhe në rajone të tjera të pellgut jugor të Moravës. Në disa qendra urbane ka pasur edhe turq. Një pjesë e tyre kanë qenë me prejardhje shqiptare. Myslimanët në Nish dhe në Shehirköj (sot Pirot), kanë qenë turqishtfolës; në Vranjëdhe në Leskockanë qenë turqishtfolës dhe shqipfolës, ndërsa në Prokupledhe në Kurshumlikanë qenë shqipfolës. Në afërsi të kufirit të atëhershëm të rrethinave të Nishit ka pasur edhe një numër refugjatësh çerkezë që ishin vendosur aty nga osmanët gjatë vitit 1860.
* * *
Me përbërjen etnike të rajonit të Toplicës dhe të Moravësnë kufijtë e pas vitit 1878 është marrë gjeografi dhe hartografi anglo-gjerman ErnstGeorgRavenshtajn(ErnestGeorgRavenstein, 1834-1913). Studimi i tij u botua më 1880.Mepërbërjen etnike të vitit 1876, në kufijtë pas vitit 1878 është marrë edhe gjeografi gjerman HajnrihKipert (HeinrichKiepert, 1818-1899).Studimi i tijubotua më 1882.Studimet botoheshin në “AndreesAllgemeinerHandatlas”.Kyishte atlas hartografiki përgjithshëm i publikuar në disa botime gjermane dhe të huaja në vitet 1881-1937. Emrin e mori nga gjeografi dhe hartografi gjerman Riçard Andri (RichardAndree, 1835-1912).
* * *
Numri i popullsisë – Burime të ndryshme japin të dhëna të ndryshme për numrin e popullsisë. Historiani dhe demografi amerikan, profesor në Universitetin e Luisvillit/LouisvilleXhastinMeKarti(JustinMcCarthy, 1945-)thotë:“Në vitin 1876 në sanxhakun e Nishit kanë jetuar 131.000 myslimanë, ndërsa në vitin 1882, jo më shumë se 12.000. Të tjerët janë dëbuar nga Serbia”. Historiani anglez SerNoelMalkolm(NoelRobert Malcolm, 1956-) thotë:“Para konfliktit midis ushtrisë serbe, në një anë dhe ushtrisë osmane, në anën tjetër, në këto vise kanë banuar 110.000 shqiptarë”.
Historiani shqiptar Sabit Uka(1920-2006)thotë:“Numri prej 110.000 shqiptarëve është një vlerësim i pasaktë, i bazuar në statistikat Austro-Hungareze”. Sipas tij, “Para konfliktit në ato anë kanë jetuar rreth 200.000 shqiptarë”. Historiani dhe turkologu shqiptar Skënder Rizaj(1930-2021) dhe historiani turk Bilal Shimshir (BilalŞimşir; Osmanpazari, Bullgari, 1933-), thonë:“Numri i refugjatëve shqiptarë nga këto vise lëviz midis 60.000 – 70.000”.
Albanologu gjermanRobertElsie(Vancouver, BritishColumbia, Kanada, 1950 – Bon, Gjermani, 2017)numrin e refugjatëve shqiptarë e vlerëson në rreth 50.000 vetë. Gjeografi dhe etnologu serb, akademiku JovanCvijiq(JovanCvijić, 1865-1927) thotë:“Numri i refugjatëve shqiptarë nga rajoni i sanxhakut të Nishit ka qenë rreth 30.000 vetë”. Këtë shifër e mbështet edhe historiani dhe diplomati serb DushanBatakoviq(DušanBataković / Душан Батаковић, 1957-2017). Ky numër u pranua nga historiografia serbe dhe mbeti i padiskutueshëm për gati një shekull. Duke u bazuar në arkiva dhe në dokumente të udhëtarëve serbë, historiani serbMilloshJagodiq(MilošJagodić / Милош Јагодић, 1975-) thotë:“Numri i shqiptarëve dhe i myslimanëve që u larguan nga sanxhaku i Nishit ka qenëshumë më i madh”.Studiuesiserb GjorgjeStefanoviq(ĐorđeStefanović / Ђорђе Стефановић) thotë:“Nga të paktën 71.000 myslimanëve të larguar nga zona, 49.000 kanë qenë refugjatë shqiptarë”.
* * *
Mëkëmbësi, historiani, diplomati, akademiku serb, përfaqësues i Principatës së Serbisë në Kongresin e Berlinit (1878),JovanRistiq(JovanRistić / Јован Ристић, 1831-1899) rajonin e sanxhakut të Nishit të banuar me shqiptarë e shihte si një zonë me rëndësi strategjike. Ky rajon në të ardhmen do t’i shërbente Serbisë si një bazë për t’u shtrirë në Kosovë dhe në Maqedoni. Gjenerali serb Kosta Protiq(Kosta Protić / Коста Протић, 1831-1892) i ciligjatë luftës së viteve 1877-1878 ishte në krye të ushtrisë serbe, i shihte shqiptarët si një shqetësim të mundshëm për sigurinë e Serbisë. Pikëpamjet e Kosta Protiqit për dëbimin e popullsisë myslimane, përfshi edhe shqiptarët, u mbështetën nga shumica e oficerëve të lartë të ushtrisë serbe si dhe nga vetë princi MillanObrenoviq(MilanObrenović / Милан Обреновић, 1854-1901), i cili në vitet 1882-1889 ishte mbret i Serbisë.
* * *
Me kërkesën e Rusisë, më 15 dhjetor 1877Serbia hyri në luftë kundër ushtrisë osmane. Pas rrethimit të Nishit, forcat serbe u drejtuan në jugperëndim, nëpër luginën e Toplicës. Në ditën e tretë të luftës, serbët e morën Prokuplen. Shqiptarët u larguan nga shtëpitë e tyre drejt malit Posjaçë. Një pjesë e tyre u nisën për në Kurshumli. Shqiptarët që ishin strehuar nëpër male, refuzuan të dorëzohen, duke u bërë ballë forcave serbe. Pas Prokuples, serbët shtinë në dorë edhe Kurshumlinë. Refugjatët shqiptarë arritën në malet e Kopaonikut. Pas marrjes së Nishit nga ushtria serbe, shqiptarët e luginës së Topëicës, të strehuar në malet përreth, s’kishin sesi të ktheheshin në fshatrat e veta. Forcat serbe u nisën për në jug nëpër luginën e Moravës për të arritur në Leskoc. Ushtria serbe e mori qytezën Shehirköj(sot Pirot), ndërsa banorët turq ikën për në Kosovë, në Maqedoni dhe në Trakë.Më 10 janar 1878ushtria serbe e mori Nishin. Popullsia myslimane u nis për në Prishtinë, Prizren, Shkup dhe Selanik. Forcat serbe vazhduan ekspeditën ushtarake në jugperëndim, për të hyrë në luginat e Kosanicës, të Pustarekës dhe të Jabllanicës. Ushtria serbe vazhdoi rrugën për në Vranjë. Synim kishin hyrjen në Kosovë. Këtu hasën në qëndresën e madhe të shqiptarëve vendas, të strehuar në viset malore Radendhe Majdan,e qësynonin të mbronin fshatrat e tyre. Fshatrat shqiptare ranë duart e pushtuesve serbë. Shqiptarët vazhduan të tërhiqen në drejtim të Kosovës. Ushtria serbe e luginës së Moravës u nis për në jug në drejtim të grykës së Gërdelicësdhetë Veternicës. Gryka e Gërdelicësndodhet ndërmjet Vranjësdhe Leskocit. Pasi morën Gëredlicën, forcat serbe morën edheVranjën. Popullata shqiptare u dëbua prej këtyre viseve. Shqiptarët, para se të tërhiqeshin për në malin Gallap, e mbrojtën grykën e Veternicës. Shqiptarë kishte edhe në rajonin e Masuricës. Sipas disa të dhënave, gjenerali serb JovanBelimarkoviq (Јован Белимарковић, 1827-1906) ipaska refuzuar urdhrat e Beogradit për dëbimin e tyre.
* * *
Pas kësaj lufte pushtuese që u zhvillua në trojet e banuara me shqiptarë, Serbia e viteve 1838-1878, i zgjeroi territoret e veta. Kongresi i Berlinit (1878) i njohu zgjerimet territoriale të Serbisë. Këto pushtime serbe u quajtën “Krahina të reja” (Novi krajeviapo Novi oblasti). Një numër i vogël i shqiptarëve qëndruan aty, por jo në vendbanimet e mëparshme. Ata u përqendruan në tre rajone: Toplicë, MasuricëdheJabllanicë pranë qytezës së Medvegjës. Në vitet në vijim, edhe ata pak shqiptarë që kishin mbetur në rajonet e pushtuara u detyruan të shpërngulen për në Kosovë dhe për në Turqi. Shqiptarët e dëbuar prej viseve të sipërthëna u vendosën në zonën e Llapit. Një pjesë e madhe e të dëbuarve apo e refugjatëve shqiptarë u vendosën në mbi 30 vendbanime të mëdha rurale në Kosovën qendrore dhe juglindore. Një numër refugjatësh shqiptarë u vendosën në qendrat urbane.
* * *
Në vitin 1878 diplomatët perëndimorë raportuan se një numër i konsiderueshëm familjesh shqiptare ishin vendosur në Maqedoni, ndërsa në Kosovë ishin strehuar 60.000-70.000 refugjatë shqiptarë të viseve të sipërthëna. Sipas diplomatëve perëndimorë, numri i përgjithshëm i refugjatëve shqiptarë është 120.000-130.000. Sipas guvernatorit osman të vilajetit të Kosovës, numri i refugjatëve në vitin 1881 arrin në 65.000. Disa janë vendosur në Shkup dhe në Pazar të Ri (Jeni Pazar apo Novi Pazar). Një pjesë e refugjatëve shqiptarë u vendosën edhe Perandorinë Osmane, në Samsun të Detit të Zi.
Kalvari i shqiptarëve të sanxhakut të Nishit,i viteve 1877-1878, do të lë pasoja të rënda në marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Synimet ekspansioniste, hegjemoniste dhe kolonialiste të serbomëdhenjve nuk pushojnë me kaq. Këto synime s’kanë pushuar sot e kësaj dite.
Për të parandaluar dhënien e trojeve etnike historike shqiptare Serbisë dhe Malit të Zi, tri ditë para se t’i fillonte punimet Kongresi i Berlinit (13 qershor 1878), më 10 qershor 1878 u mbajt kuvendi i Lidhjes së Prizrenit.
Diplomacia britanike i kërkoi Serbisë që t’i lejonte refugjatët shqiptarë të kthehen në shtëpitë e tyre. Më vonë, kjo farë trysnie u shua.
* * *
Golgota shqiptare e viteve 1877-1878 dhe indiferenca e Fuqive të Mëdha të Evropës – Në prill të vitit 1878 konsulli austro-hungarez EmilJelinek(1853-1918)raporton për refugjatët e vendosur në rajonet e Prizrenit dhe të Gjakovës. Ai e përshkruan gjendjen e rëndë të tyre. Në gjysmën e dytë të vitit 1878,konsulli i përgjithshëm britanik në Beograd GeraldFrancisGouldi raporton zotit Salisburypër dëbimin e shqiptarëve nga sanxhaku i Nishit dhethotë:“Banorët paqësorë dhe të zellshëmtë luginave të Toplicës dhe të Vranjës u dëbuan prej pronave të veta pamëshirshëm nga serbët. Refugjatët shqiptarë ishin të rraskapitur dhe të uritur”. Ai u ngarkua nga autoritetet britanike të ushtronte trysni ndaj Serbisë për të lejuar kthimin e tyre në shtëpitë e veta. Por kjo s’ndodhi. Nënkonsulli i Rusisë në Kosovë, historiani dhe diplomati IvanJastrebov(1839-1894) ishte kundër kthimit të refugjatëve shqiptarë nga Kosova në vendbanimet e veta në sanxhakun e Nishit, nga ku ishin dëbuar forcërisht.
Mësuesi serbJosip H. Kostiq(1848-1900)flet për ikjen e refugjatëve shqiptarë në dimrin e acartë të vitit 1877. Ai thotë:“Shumica e refugjatëve ishin larguar prej shtëpive të veta me veshje që s’i mbronte nga i ftohti. Që nga gryka e Gërdelicës derinë Vranjë dhe Kumanovë, ju mund të shihni kufoma të braktisura fëmijësh si dhe pleq të ngrirë deri në vdekje”.Gazetari dhe shkrimtari serb ManojloGjorgjeviq(ManojloĐorđević/Манојло Ђорђевић, 1851-1896)i dënoi veprimet e shtetit serb.
Në vitet e mëvonshme, lidhur me gjenocidin serbomadh ndaj shqiptarëve kishte edhe mendime të tjera. Mësuesi dhe shkrimtari serb JaniqijePopoviq(Janićije Popović / Јанићије Поповић, 1883-1951) thotë:“Luftërat e viteve 1876-1878 e trefishuan urrejtjen e shqiptarëve dhe të turqve, sidomos të refugjatëve ndaj serbëve, për shkak të akteve të dhunës ndaj tyre”.Në vitin 1900, juristi dhe politikani serb ZhivojinPeriq(ŽivojinPerić / Живојин Перић, 1868-1953)thotë: “Sikur Serbia t’i kishte lejuar shqiptarët të kthehen në tokat e veta, nuk do të ishim në armiqësi me ta”. Në vitin 1909, historiani dhe etnografi serb Jovan Haxhi-Vasileviq(JovanHadži-Vasiljević / Јован Хаџи Васиљевић, 1866-1948)thotë: “Nëpërmjet spastrimit të rajoneve prej popujve që nuk ishin krishterë, Serbia synonte të krijojë një komb të pastër serb”.
* * *
Për shtrirjen e shqiptarëve në sanxhakun e Nishit në shekujt e kaluar, përfshi edhe vitet 1877-1878, flasin edhe toponimetshqipe të atyre viseve. Një prej tyre është edhe Arbanashka. Shumë refugjatë shqiptarë të atyre anëve, sot e kësaj dite i ruajnë mbiemrat e fshatrave dhe të vendbanimeve nga ku ishin dëbuar me dhunë.
* * *
Në periudhën e sipërthënë, serbët kryen gjenocid ndaj shqiptarëve. Kryen pastrimin etnik të trojeve etnike historike shqiptare. Shqiptarët u dëbuan prej vatrave të veta, pa kurrfarë faji. Në atë kohë s’kishte mjete njoftimi dhe komunikimi për ta sensibilizuar opinionin publik ndërkombëtar. Shqiptarët i lanë shtëpitë, djepat, enët, orenditë shtëpiake, kafshët, bagëtinë, arat, karrocat, kuajt, livadhet, bjeshkët. Vargu i pafund i ikanakëve përbëhej nga gra, foshnja, fëmijë të vegjël, gra shtatzëna, pleq, të sëmurë. Ishte dimër i një dhjetori të acartë, ishin të veshur hollë, të unët, nëna me foshnja dhe fëmijë krahëve, nën kanosjen e tytave të armëve të barbarëve, të lodhura dhe të rraskapitura. Shumë foshnja, fëmijë, pleq e plaka dhe të sëmurë vdiqën rrugës për të arritur në Kosovën shpëtimtare. Ishte një popullsi civile e paarmatosur. Krerët politikë dhe ushtarakë serbë nuk treguan fije mëshire. U sollën barbarisht, sjellje barbare që s’e has dot as në mesjetë.
Fuqitë e Mëdha të Evropës – Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Italia nuk ndërmorën asgjë për ta parandaluar golgotën shqiptare. Përkundrazi, në Kongresin e Berlinit (1878),Fuqitë e Mëdha ia njohën Serbisë dhe Malit të Zi trojet shqiptare të pushtuara, duke i shpallur ato edhe shtete të pavarura. Pushtimi i trojeve etnike historike shqiptare nga serbo-malazeztë, gjenocidi ndaj shqiptarëve dhe pastrimi etnik i trojeve shqiptare u nxit dhe u mbështet fuqimisht nga Rusia.
* * *
Lufta serbo-osmane e viteve 1876-1878 është përfshirë në tekstet shkollore serbe të historisë në të gjitha ciklete arsimit, që nga ai fillor deri tek ai universitar. Për dëbimin e shqiptarëve prej vatrave të tyre, nuk figuron në to as edhe një rreshti vetëm.
* * *
Tragjedia e shqiptarëve të sanxhakut të Nishit, e viteve 1877-1878 duhet të shqyrtohet në OKB. Duhet të miratohet një rezolutë e cila do ta dënonte gjenocidin serb nda shqiptarëve. Një gjenocid të ngjashëm kanë kryer edhe grekët ndaj çamëve.
Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve të pambrojtur, i viteve 1877-1878, duhet të mësohet në shkollat shqipe, në të gjitha ciklet e arsimit, që nga ai fillor dhe i mesëm deri tek ai universitar.
Më 26 gusht 2022