Zinku është një nga mineralet më të dobishme për shëndetin e sistemit imunitar dhe riparimin e ADN-së. Pamjaftueshmëria e zinkut prek 2 miliardë njerëz në botë. Por përse është i rëndësishëm zinku? Zinku është thelbësor për aktivitetin e të paktën 300 enzimave. Gratë shtatzënë duhet patjetër të kenë kujdes me nivelet e zinkut sepse ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fetusit. Trupi duhet ushqyer me zink çdo ditë, thonë shkencëtarët.
Njerëzit që janë më të prekur nga kjo sëmundje janë:
Ata që nuk ushqehen mirë
Vegjetarianët dhe veganët sepse zinku përftohet nga burime shtazore.
Njerëzit që vuajnë nga ulçera, zorra e trashë dhe diarea.
Ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë apo të veshkave.
Njerëzit e prekur nga diabeti.
Njerëzit që pijnë shumë alkol.
Njerëzit që marrin shumë suplementë hekuri.
Gratë shtatzënë dhe lehonë.
Shenjat Që Nuk Duhet të Injoroni
Imuniteti i dobët
Nëse nivelet e zinkut janë të ulëta, do të sëmureni më shpesh. Sistemi imunitar ka shumë nevojë për zink të cilat nxisin prodhimin e qelizave të bardha të gjakut. Këto të fundit janë të nevojshme për të luftuar bakteret dhe viruset. Zinku ndihmon në parandalimin e inflamacionit që shkakton sëmundje si azma, alergjitë, sëmundjet e zemrës, tumoret, plakja e parakoheshme e të tjerë.
Humbja e shqisës së nuhatjes dhe shijes
Zinku është i nevojshëm për prodhimin e një enzime e cila është jetësore për shqisat e nuhatjes dhe shijes. Nëse krejt papritur nuk ju shijon asgjë dhe vëreni se keni humbur shqisën e nuhatjes, atëherë duhet të dini që kjo është një shenjë klasike e mungesës së zinkut.
Thonj të dëmtuar
Zinku luan një rol thelbësor në ndarjen dhe rritjen e qelizave. Thonjtë dhe flokët janë të parët që preken nga mungesa e zinkut. Qelizat që prodhojnë lëkurën, flokët dhe thonjtë kanë nevojë për doza të qëndrueshme të zinkut. Nëse vini re njolla të bardha dhe çarje të thonjve atëherë me siguri vuani nga mungesa e zinkut.
Lëkura problematike
Puçrat, aknet dhe njollat e lëkurës tregojnë ndër të tjera se trupi nuk ka mjaftueshëm nga ky mineral.