Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali në zonën e Castelnuovo di Garfagnana.
Mbrëmjen e së premtes, 70-vjeçari me kombësi shqiptare, Luan Xaxhi, goditi disa herë me thikë nusen e tij 28-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
E reja, sipas medieve italiane, është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ishin fqinjët, ata të cilët dëgjuan britmat e 28-vjeçares dhe lajmëruan policinë.
I moshuari u vu në pranga dhe në xhepin e pantallonave iu gjet një biletë avioni për në Tiranë. Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe aktualisht ndodhet në S. Giorgio në Lucca./vizionplus.tv