Ballina Aktualitet Lajme Shqiptari trondit komisariatin në Gjermani, sulmon me hanxhar policët, mbetet i plagosur

Shqiptari trondit komisariatin në Gjermani, sulmon me hanxhar policët, mbetet i plagosur

GJERMANI – Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rheinland-Pfalz.

Sipas BILD, një shqiptar hyri gjatë natës në stacionin e policisë në Linz am Rhein dhe me hanxhar në dorë kërcënoi policët se do të shkaktonte gjakderdhje.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Rhine.

Shqiptari që jeton në Linz shkoi drejt stacionit “Am Konvikt”. Ai hapi derën e policisë duke mbajtur një hanxhar në dorë.

Zëdhënësi i policisë Jürgen Fachinger tha: “Ai kërcënoi se do të vriste kolegët e mi në komisariat.”

Oficerët e policisë mundën të bllokonin shqiptarin, i cili megjithatë nuk pranoi të qetësohej.

Zëdhënësi i policisë Fachinger tha: “Pas përdorimit të një Taser, personi u ndalua dhe u arrestua nga forcat speciale. Ai u plagos lehtë.”

Shqiptari aktualisht ndodhet në paraburgim. Pas marrjes në pyetje, do të vendoset nëse duhet të aplikohet një urdhër arresti. Hetimet për sfondin dhe motivin vijojnë./vizionplus.tv