Sot më datë 29.10.2024 në zyrat e Galerisë së Arteve Tetovë u bë pranim – dorëzimi i detyrës së drejtorit.
Znj. Besa Dauti dorëzoi detyrën e u.d. drejtorit të I.N. Galeria e Arteve Tetovë, znj. Arbenita Meta e cila ri emërohet ushtruese detyre –Drejtore e I.N. Galeria e Arteve Tetovë.
Me një përkushtim të pashoq ndaj artit dhe një vizion të thellë për të çuar përpara kulturën, znj. Arbenita Meta do të vazhdojë me këtë institucion drejt një epoke të re inspirimi dhe inovacioni.
Nën drejtimin e saj, jemi të bindur që I.N.Galeria e Arteve -Tetovë do të vazhdojë të rritet si një qendër e rëndësishme artistike, ku çdo vizitë bëhet një përvojë unike dhe çdo ekspozitë një urë lidhëse midis artit dhe komunitetit artistik. Znj. Arbenita Meta i urojmë mirëseardhje sërish dhe suksese të shumta në këtë rrugëtim.