Ballina Argëtim Showbiz Bie nga ballkoni, vdiq ish-anëtari i grupit “One Direction”

Bie nga ballkoni, vdiq ish-anëtari i grupit “One Direction”

Ish-anëtari i grupit të njohur “One Direction”, Liam Payne, ka vdekur pasi ka rënë nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte në Argjentinë.

Payne ka vdekur të mërkurën në mbrëmje.

Disa dëshmitarë kanë thënë se ai ka rënë nga kati i katërt i hotelit CasaSur Palermo.

Ende nuk dihet nëse rënia nga ballkoni ishte e qëllimshme apo aksidentale, raporton tabloidi i njohur amerikan TMZ.