Ballina Kronika E rëndë në Shkodër, vritet me thikë 15-vjeçari

E rëndë në Shkodër, vritet me thikë 15-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme, ku një 15-vjeçar është vrarë me thikë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, teksa autori ende nuk është identifikuar.

“Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /vizionplus.tv