Skuadrat e mëdha nuk kanë zhgënjyer në sfidat e xhiros së tretë të fazës ligës të Europa League, teksa kanë arritur të sigurojnë fitore.
Kështu, Roma dhe Eintracht Frankfurt triumfuan me të njëjtin rezultati 1-0, ukrainasit e Dynamo Kiev dhe letonezët e RFS, ku për italianët golin e vetëm të sfidës e shënoi “bomberi” Artem Dovbyk, ndërsa Hugo Larsson siguroi trumfin për gjermanët.
Me spektakël fitoi Ajax, të cilët shënuan tre herë në transfertën azere ndaj kampionëve vendas të Qarabag, me Taylor, Weghorst e Akpom që siguruan tre pikët, ku padyshim u favorizuan shumë edhe nga dy kartonat e kuq të vendasve.
Ndërkaq, në sfida të tjera, Ferencvaros mundi 1-0 francezët e Nice, “Baskët” e Real Sociedad fituan 2-1 ndaj Maçabi Tel Aviv, Mindtjylland triumfoi minimalisht 1-0 në shtëpi ndaj Royal Union, ndërsa PAOK barazoi 2-2 me çekët e Viktoria Plzen.