Pas divorcit të furishëm nga Ilary Blasi, nëna e fëmijëve të tij Cristian dhe Chanel, Francesco Totti dukej se kishte gjetur paqen sentimentalisht me Noemi Bocchi-n.
Por legjenda e Romës sapo është përfshirë sërish në median rozë.
Sipas revistës “Gentes” , ish-kapiteni i Romës raportohet se është në një lidhje me gazetaren sportive tridhjetë e dy vjeçare Marialuisa Jacobelli. Francesco Totti filmohet nga paparacët teksa hyn dhe del nga një hotel në Romë me gazetaren Marialuisa Jacobelli.
Ka qenë vetë gazetarja e cila ka konfirmuar lidhjen me Tottin për revitën.
E përjavshmja “Gente” pyet gazetaren sportive nëse ka ndonjë lidhje romantike me ish-kapitenin e Romës dhe ajo përgjigjet me “Po”.
“Dy plus dy janë gjithmonë katër, nëse ka foto, është e qartë”, deklaroi Jacobelli teka u pyet për imazhet me Tottin./vizionplus.tv