Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Kosovë, kërkohet me flet arrest ndërkombëtar
Policia e Kosovës, konkretisht njësia nga Administrata për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Sundimin e Ligjit në Policinë e Kosovës (FAST/FAST), dje në Ferizaj ka arrestuar një shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të cilin është lëshuar flet arrest ndërkombëtar, njoftoi AIM nga Prishtina.
Në njoftimin e mbrëmshëm të policisë së Kosovës thuhet se shtetasi i RMV-së 50-vjeçar me iniciale H.F. është arrestuar në një aksion të përbashkët të FAST-it me njësinë e hetimeve për narkotikë në Ferizaj.
“Me datë 14.10.2024, në qytetin e Ferizaj, nga Administrata për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor të PK-së, më saktësisht njësiti FAST, i mbështetur nga departamenti për hetimin e narkotikëve në Ferizaj, është kryer një aksion i koordinuar policor, gjatë të cilës është ndaluar shtetasi nga Maqedonia e Veriut me iniciale H.F, (viti i lindjes 1974), i cili me flet arrest ndërkombëtar nga Republika e Maqedonisë së Veriut kërkohet për vuajtje të dënimit me burgim prej gjashtë vjetësh”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës njofton se pas përfundimit të procedurave, me vendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është dërguar në mbajtje policore për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.
Lëndohet rëndë në një objekt gurrëthyesish, 60 vjeçari nga Orasha
Më datë 14.10.2024, në SPB Tetovë, nga Spitali klinik i Tetovës është raportuar se me lëndime të rënda është sjellë Xh.Xh (60) nga fshati Orashë, Komuna e Jegunovcës. Sipas njoftimit, lëndimet i ka marrë rreth orës 16:00 gjatë kryerjes së detyrave të punës në një objekt – gurrëthyesish në fshatin Staro Sellë të komunës së Jegunovcës. Është kryer inspektimi dhe për ngjarjen është njoftuar inspektorarti i punës.
Tentoi me mjet të mprehtë të sulmojë 53 vjeçarin në Tetovë, arrestohet nga policia
Më datë 14.10.2024, në ora 19:45, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liriapersonin Sh.J.(68) nga Tetova duke vepruar sipas raportit të mëparshëm se rreth orës 17.20 me një mjetë të mprehtë kishte tentuar ta sulmoj personin F.S.(53) nga Tetova. Sh.J. është ndaluar në stacionin policorë dhe i është marrë mjeti i mprehtë. Rasti është duke u zbardhur.
Goditja e grupit kriminal që trafikonte emigrantë, ja kush janë organizatorët e huaj që e drejtonin nga Tirana
Dy personat që shihni në foto janë dy prej 15 të arrestuave të cilët dyshohet se janë organizatorët e këtij trafiku.
Ata janë Ahmed Kensowa dhe Mohamad Alfahek nga Lindja e Mesme të cilët sipas policisë ishin organizatorët e këtij trafiku dhe e dirigjonin nga Tirana.
Gjatë fazave të mëparshme të hetimit janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas të tjerë, nga të cilët 3 hetohen me masën e sigurisë “Arrest në burg”, pa afat, ndërsa 2 me masën e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
Policia ka shpallur në kërkim 4 shtetas dhe sipas informacioneve 3 prej tyre janë jashtë vendit dhe po ndiqen procedurat urgjente për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të tyre.
Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni janë sekusetruar 10 automjete, rreth 20 mijë euro dhe 500 000 lekë, 24 celularë, 10 pasaporta dhe fotokopje pasaportash të shtetasve egjiptianë dhe sirianë.
Shtetasit e implikuar në këtë veprimtari kriminale iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shumë shtetasve, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët hynin në RSH nga Greqia dhe tranzitoheshin në drejtim të kufijve veriorë të Shqipërisë, në Malin e Zi dhe në Kosovë.
Bënin kërdinë në vjedhje banesash e biznesesh, arrestohet 25-vjeçari shqiptar, shpallen në kërkim tre të tjerët
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për vjedhje banesash dhe biznesesh, kryesisht në zonën e Campoverde, në Aprilia.
Sipas medieve të huaja, 25-vjeçari shqiptar është arrestuar pranë një lavazhi.
Gjatë ndjekjes policore për të kapur tre personat e tjerë që po tentonin të arrestiseshin, ndodhi edhe një aksident, teksa makina e autorëve u përplas me mjete të tjera të parkuara, duke shkaktuar dëme. Më pas, tre të dyshuarit u arratisën me këmbë.
Nga hetimet rezultoi se edhe makina e autorëve ishte e vjedhur më 1 Tetor në Velletri. Targat e montuara në automjet, nga ana tjetër, i ishin vjedhur më 8 tetor nga një makinë tjetër.
Policia tha se është sekuestruar mjeti dhe pajisjet që përdornin autorët për bastisje dhe se po punohet edhe për identifikimin e 3 të tjerëve. /vizionplus.tv
Vrasja në Shkodër/ Viktima dhe autori frekuentonin të njëjtën shkollë
Disa detaje të reja kanë dalë nga plagosja e rëndë me pasojë vdekjen e 15-vjeçarit Emiljano Gjoni, e ndodhur natën e kaluar në zonën e ish-Fermentimit në Shkodër. Mësohet se 15-vjeçari është qëlluar vetëm një herë me thikë në zemër ndërsa ka pësuar hemorragji duke e bërë të pamundur shpëtimin e tij në Spitalin Rajonal të Shkodrës pasi u dërgua nga një qytetar i rastësishëm. Ndërkohë policia vendore e Shkodrës ka arrestuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë, shtetasin Klodian Kolbuçaj, 15 vjeç, bashkëmoshatar i viktimës.
Viktima dhe autori frekuentonin të njëjtën shkollë, teksa ishin në vitin e parë në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër. Ajo që dyshon policia është se dy të miturit mund të kenë pasur konflikt të mëparshëm duke qenë se ishin në të njëjtën shkollë, konflikt i cili përfundoi më pas me ngjarjen fatale. Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e autorit të dyshuar, shtetasit Klodian Kolbuçaj i cili ka deklaruar se viktima e ka goditur me thikë në sup dhe për t’u vetëmbrojtur thikën e cila ka rënë në tokë e ka marrë dhe më pas e ka qëlluar sipas tij me idenë për ta plagosur.
“Qëlluam të dy në lagje dhe Emiljano kishte një thikë në dorë. Ai më qëlloi në sup dhe gjatë përplasjes tonë fizike thika i ra në tokë. Unë e mora nga toka thikën që kishte Emiljano më parë dhe për t’u vetëmbrojtur e qëllova me idenë për ta plagosur dhe më pas u largova nga vendngjarja”, është deklarata e dhënë e 15 vjeçarit Klodian Kolbuçi i cili u pyet në praninë e psikologut dhe avokatit për shkak të moshës së tij si i mitur.
Rasti tragjik në familjen Metaj: 45-vjeçari pësoi lëndime vdekjeprurëse pasi u bllokua nën frezën e traktorit
Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën, në familjen Metaj në Shushicë të Ulët në Istog. 45-vjeçari Astrit Metaj vdiq tragjikisht, pasi mori lëndime të rënda derisa ishte duke punuar me traktor në një arë. Për vdekjen e tij ka njoftuar shkurtimisht edhe Policia, teksa kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.
45-vjeçari vdiq pasi u dërgua në Spitalin Rajonal në Pejë, ku edhe u konstatua vdekja e tij.
Siç merr vesh Sinjali, i ndjeri dyshohet se pësoi lëndime trupore pasi u bllokua nën frezën e traktorit, derisa disa dëshmitarë arritën t’i ndihmojnë dhe ta largojnë që aty.
Viktima u dërgua fillimisht në QKMF e më pas në spital, por fatkeqësisht s’mundi t’iu bëjë ballë plagëve të rënda që mori.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar dhe trupi është dërguar në IML për obduksion.
Arrestohet i dyshuari për “Vrasje të rëndë” të kryer në vitin 2022 në Prizren
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në Gjykatën Themelore në Prishtinë është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit L.D. për shkak të sulmit në Zveçan, në maj të vitit të kaluar.
“Është ngritur aktakuzë për kryerjen e veprës penale Sulm ndaj personit zyrtar në Zveçan nga neni 402 paragrafi. 4 në lidhje me paragrafin 2 dhe nenin 31 të KPRK-së. Gjithashtu për veprën penale Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi nga neni 404 paragrafi 1 në lidhje me nenin 31 të KPRK-së”, është theksuar në kumtesë, transmeton Paparaci.
Siç shtohet, sipas aktakuzës, më 29 maj 2023, në afërsi të objektit të Komunës së Zveçanit, në bashkëpunim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, kanë sulmuar dhe lënduar rëndë ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it me përdorimin e dhunës. Po ashtu edhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
“Prokurori i shtetit i Prokurorisë Speciale ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor. Është thelbësore që paraburgimi i tij të vazhdojë deri në përfundimin të procesit për këtë vepër penale”, përfundon deklarata.
Kujtojmë se vitin e kaluar përballë komunës së Zveçanit ka pasur sulm të demonstruesve serbë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it. Në konflikt u plagosën mbi 90 pjesëtarë të këtij misioni ndërkombëtar./Paparaci.com
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit e Veselit
Gjykata Speciale me seli në Hagë ua ka vazhduar paraburgimin Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
Vendimi është publikuar në faqen zyrtare.
Arsyet mbeten të njëjtat: rreziku për ndikim në dëshmitarë e dëmtim të provave.
Thaçi e Veseli ishin dërguar në Hagë nga nëntori i vitit 2020.
Serbia liron Sadik Durakun
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar se Sadik Duraku, i cili po mbahej në burgun e Serbisë, është liruar.
Duraku ishte arrestuar me 17 prill të këtij viti, nën akuzën se ka kryer krime lufte nën petkun e UÇK-së.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton që është liruar z. Sadik Duraku, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, i cili ishte arrestuar më 17 prill 2024 në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi në Batrovci, nën akuzat gjoja për krime lufte gjatë periudhës së luftës në Kosovë në vitin 1999”.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri me dije se do të vazhdojë të ndjekë nga afër rastet e tilla duke njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare rreth veprimeve arbitrare dhe destruktive të Serbisë të cilat bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Tentim vrasjeje në Rahovec
Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur në Rahovec, të hënën pasdite.
Një person ka njoftuar policinë se derisa ka qenë me veturën e tij në pyll, një person tjetër ka shtënë me armë në drejtim të tij dhe kishte qëlluar veturën.
Përveç dëmeve materiale në veturë, nuk ka të lënduar.
Në vendin e ngjarjes nga njësitë policore janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.
Gjakovë: Djali ia vë flakën çatisë së shtëpisë
Një person në Gjakovë ia ka vënë flakën çatisë së shtëpisë.
Në raportin policor bëhet e ditur se i dyshuar nuk është takuar dhe gjendet në arrati.
“Lidhur me rastin është raportuar se djali, i dyshuari mashkull kosovar, ia ka vënë zjarrin tavanit-çatisë së shtëpisë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. I dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati”, thotë policia.
Vdes në QKUK burri që u aksidentua në gusht të këtij viti në Drenas
Ka vdekur një burrë në QKUK, pas një aksidenti që kishte pësuar në Drenas.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Gllogoc / 16.08.2024 – 21:10. Më 14.10.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar pas aksidentit të ndodhur me 16.08.2024. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Gjendet i vdekur një person në Pejë
Është gjetur pa shenja jete një person në Pejë mëngjesin e së hënës.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa identifikimi i tij është bërë nga familjarët sipas të cilëve viktima kishte probleme mentale.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Digjet vetura e parkuar në Fushë Kosovë, dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht
Një person ka njoftuar se vetura e tij që ishte e parkuar është përfshirë nga zjarri.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë të hënën pas mesnate.
Njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe sipas hetimeve të para dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht.
Zjarri ishte fikur nga viktima, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore.
Policia kap botox kontrabandë në Tiranë, kontrolle në 30 qendra estetike
Departamenti i krimit ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike në Tiranë, për mallra kontrabandë.
Uniformat blu kanë ushtruar kontroll pas vendimit që ka dhënë gjykata e Tiranës.
Burime bëjnë me dije se kontrollet janë për botox kontrabandë dhe sipas burimeve është gjetur një sasi e konsiderueshme kontrabande.
Bëhet me dije se nuk ka urdhërarreste deri më tani nga ana e Prokurorisë se Tiranës. /vizionplus.tv
Konflikti në Vorë, reagon policia: Një u plagos me armë zjarri, dy të tjerë me sende të forta
Policia ka dalë me informacion zyrtar në lidhje me plagosjen në Vorë.
Në një njoftim bëhet ne dije se në një servis në Marikaj ka ndodhur një konflikt midis disa shtetasve. Gjatë konfliktit është dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Xhuljano Shkurti, 28 vjeç, dhe me sende të forta shtetasit A. M., 35 vjeç, dhe F. M., 37 vjeç.
Të tre këta shtetas ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e shtetasve të përfshirë në konflikt ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.