Ballina Kronika Kronika e zezë – 20 tetor 2024

Kronika e zezë – 20 tetor 2024

Me datë 20.10.2024, në ora 06:15, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar në rrugën ,,Bregu i Vardarit” kanë ndaluar personin me inicialet L.M.(19) nga Prilepi, me vendbanim të përkohshëm në Gostivar, i cili është raportuar nga nëna e tij 35- vjeçare, se pas një debati verbal para pallatit ku banojnë e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
…..
Me datë 20.10.2024, në ora 03:35 në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë, kanë ndaluar personin me inicialet O.S.(23) dhe B.Gj(19) të dy nga Tetova, të cilët karë prishur rendin dhe qetësinë publike gjatë një zënkeje me njëri-tjetrin. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.
…..
Me datë 20.10.2024, në ora 01:45, në rrugën ,,Jordan Zllatanoski” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë i kanë vënë prangat personit me inicialet L.H.(33) nga Tetova, i cili me sjellje të pahijshme po prishte rendin dhe qetësinë publike. Ai është ndaluar në stacionin policor për veprime të mëtejshme.

…..
Me datë 19.10.2024, në ora 21:40, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, në rrugën ,,Beliçica” në Gostivar kanë ndaluar personin me inicialet L.A.(24) nga fshati Bellovishtë i Gostivarit, i cili në orën 20:00 në DPB Gostivar është raportuar nga personi me inicialet E.R.(24) nga Gostivari se rreth orës 19:05 derisa ka qenë duke ecur në afërsi të parkut, e ka sulmuar fizikisht dhe gjatë sulmit ka përdorur një send të fortë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
……
Më datë 19.10.2024, në ora 19:40 G.S.(19) nga fshati. Bërvenicë e Tetovës ka raportuar se pas një debati verbal për parkimin e veturave të tyre në oborrin e përbashkët, është sulmuar fizikisht nga kushëriri i tij V.S.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
…..
Më datë 19.10.2024, ora 18:30 personi me inicialet O.S. nga Tetova, punëtor në një objekt të shitjes në një qendër tregtare në Tetovë, ka raportuar se tre të mitur nga Zhelina e Tetovës janë kapur në dyqan nga sigurimi gjatë tentativës për të vjedhur rroba. Ata janë ndaluar në komisariat dhe ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.

Më datë 19.10.2024, në ora 17:35, zyrtarët policorë nga NjP-Mavrovë, kanë ndaluar personin me inicialet R.G (54) nga Gostivari, i cili është denoncuar nga M.I.(43) nga Shkupi, se në oborrin e shtëpisë së tij uikendit në Hanet e Mavrovës i kishte vodhi drutë për ngrohje. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
……
Më datë 19.10.2024, në ora 14.15 në, SPB Tetovë, personi E.B.(33) nga Tetova, i cili me datën 18.10.2024 e ka raportuar si të zhdukur bashkëshorten e tij S.B.(39) ka njoftuar se e ka gjetur dhe se e njëjta kishte shkuar në R. e Kroacisë.