Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Istog ka reaguar për vdekjen e të riut Bler Mehmetaj.
Vetëvendosja në Istog shprehet e tronditur “për ndarjen nga jeta të gazetarit, aktivistit dhe djaloshit shembullor Bler Mehmetaj”.
“Në këto momente qëndrojmë pranë familjarëve, shokëve dhe miqve të Blerit. Nuk ka fjalë që mund të lehtësojnë dhimbjen e këtij momenti të rëndë dhe të vështirë për të gjithë ata që e njohën, por vetëm kujtimet më të mira për të na japin forcë gjatë këtyre momenteve të vështira. Jemi me ju në këtë kohë të trishtë dhe ju mbështesim me gjithë zemër. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën Blerin!”, thuhet në postim.
Postimi i plotë: