Ballina Argëtim Mjekja zbulon në “7pa5” kategorinë e burrave shqiptar që përdorin viagra

Mjekja zbulon në “7pa5” kategorinë e burrave shqiptar që përdorin viagra

Varësia e meshkujve ndaj viagrave është bërë një temë shumë e diskutueshme kohët e fundit. Për të folur në lidhje me këtë, e ftuar në emisionin e mëngjesit “7 pa 5” në Vizion Plus, ishte mjekia kirurge urologe dhe androloge Drilona Ndrevataj.

Nëse janë të varur meshkujt sot ndaj viagrave apo jo, mjekia u shpreh se kjo varet edhe nga varësia që ata mund të kenë ndaj substancave të tjera.

“Meshkujt e varur ndaj viagrave janë përgjithësisht meshkujt e varur edhe nga substanca të tjera. Ndërsa meshkujt në përgjithësi që nuk kanë varësi të tjera, janë meshkujt në moshë të re që marrin për një periudhë të caktuar stimulues. Kjo bëhet shpeshherë edhe për ankthin që mund të kenë ndaj një marrëdhënie seksuale dhe janë të bllokuar. Por, përgjithësisht në moshë të re nuk ndodh që të kemi abuzim të stimulueseve për sa kohë nuk ka abuzim edhe me substanca të tjera”, u shpreh Ndrevataj.