Ballina Kronika Për një “çantë para”, shqiptarja arrestohet për vrasjen e 80-vjeçares greke

Për një “çantë para”, shqiptarja arrestohet për vrasjen e 80-vjeçares greke

Një shqiptare është arrestuar ditën e sotme nga policia greke, pasi akuzohet se ka vrarë një 80-vjeçare.

Mediat greke raportojnë se policia ka gjetur të pajetë të moshuarën e cila ishte goditur disa herë me thikë dhe menjëherë ka nisur hetimen.

Sipas asaj që raportohet e moshuara greke dhe shqiptarja kishin marrdhënie të ngushta, ku kjo e fundit e ndihmonte në punët e shtëpisë dhe në pazare, madje në shtëpinë e 80-vjeçares hynin lirisht edhe bashkëshorti dhe burri i shqiptares.

Policia dyshon se shkak i krimit mund të jetë bërë një çantë me para të cilën grekja e mbante në shtëpi nëse do t’i ndodhte ndonjë gjë e keqe.

Pista kryesore që po heton policia është ajo e vrasjes me paramendim, për të vjedhur paratë që e moshuara mbante me vete për raste emergjente.

“84 vjeçarja mbante gjithmonë me vete një trastë me para, në rast se i ndodhte diçka e keqe dhe këtë e dinte e gjitha lagjia”, tha fqinja e të moshuarës. /Vizionplus.tv/