Ballina Kronika Policia spanjolle kap një anije me 4 tonë kοkainë, 10 në pranga

Policia spanjolle kap një anije me 4 tonë kοkainë, 10 në pranga

Një anije me një ngarkesë prej 4 tonë kοkainë u kap nga autoritetet spanjolle 130 milje në veri-lindje të Lanzarote në Ishujt Kanarie. Lajmin e kanë bërë të ditur agjencitë kryesore të shtypit iberik. 10 persona u arrestuan, mes të cilëve kapiteni i anijes dhe disa marinarë nga ekuipazhi. Anija “Ras” mbante flamurin e Tanzanisë. Mes të arrestuarve janë 7 shtetas turq, 2 nga Azerbajxhani dhe 1 holandez.

Anija e ngarkesave po monitorohej nga Qendra për Analizën Detare dhe Operacionet mbi Trafikimin e Drogës me seli në Lisbonë. Hetuesit e panë të dyshimtë faktin se anija e mallrave po kryente një lundrim joekonomik. Ajo ishte nisur nga Turqia, lundroi përmes Mesdheut në Oqeanin Atlantik, pastaj në Sierra Leone dhe Guinea Bissau, pa ngarkuar ose shkarkuar asnjë mall të deklaruar.

Pas kryerjes së këtyre manovrave të çrregullta, kjo anije ndryshoi drejtimin e saj drejt Gadishullit Iberik. Lënda e paligjshme ishte e fshehur në një ndarje të veçantë që fillimisht e vështirësoi gjetjen. Operacioni përfundoi këtë të premte me mbërritjen e anijes së ndaluar në port për shkarkimin e drogës dhe vënien para drejtësisë të të arrestuarve. ©LAPSI.al