Migrena, e cila është një nga llojet e dhimbjeve të kokës, shfaqet me pulsione të forta në njërën anë të kokës (nganjëherë edhe të dyja).
Mund të shoqërohet nga fotofobia, të përzierat dhe të vjellat. Stresi, nxehtësia e tepërt, kalimi i shumë orëve pa ngrënë dhe pagjumësia janë disa nga shkaqet e migrenës. Por, lajm i mirë është se nuk do të bombardoheni më me qetësues për qetësimin e dhimbjeve: thjesht përdorni farat e limonit.
Veç të tjerash limoni është përdorur për të luftuar bakteret dhe për të përmirësuar sistemin imunitar, për të promovuar tretjen dhe si sekretues.
Mund të thuhet që substancat ushqyese të gjendura tek farat e limonit janë të ngjashme me ato të frutit.
Mënyra më e mirë është të shtypni disa fara limoni dhe t’i merrni ato duke i holluar në një gotë me ujë të ngrohtë.