Altjon Sulejmanaj, 42 vjeç, ditën e sotme ka dalë para Gjykatës së Fierit.
Sulejmanaj, u arrestua dy ditë më parë pasi tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, Shaqir dhe Selfixhe Sulejmanaj, duke i vënë zjarrin banesës ku ata jetonin në katin e tretë të një pallati 4- katësh në lagjen “ 15 Tetori” në Fier.
Mbi autorin rëndojnë tre vepra penale: “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare “ , mbetur në tentativë”, “ Dhuna në familje”, dhe “ Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
42- vjecari do të dalë para trupit gjykyes i përbërë nga gjyqtare Miranda Naka dhe avokati mbrojtës Ervis Hajdërmataj, për tu njohur me masën e sigurisë, ndërsa theksojmë se është një figurë e njohur për uniformat blu të Fierit, pasi dy vite më parë ka tentuar të djegë një lokal në zonë duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Autori vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk dihet nëse ky është një detaj që do të merret në kondideratë nga togat e zeza./vizionplus.tv