Ballina Kronika VIDEO/ I dehur dhe me shpejtësi të lartë, momenti kur aksidentohet 57-vjeçari...

VIDEO/ I dehur dhe me shpejtësi të lartë, momenti kur aksidentohet 57-vjeçari shqiptar ndërsa ecte në trotuar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kretë, ku një makinë e drejtuar nga një shofer i dehur ka përplasur dy persoan në rrugë, njëri prej tyre me origjinë shqiptare.

Mediat helene raportojnë se shoferi ka qenë nën efektin e alkoolit dhe po lëvizte me shpejtësi të lartë.

“Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës, është ngjitur në trotuar, ka përplasur dy këmbësorë dhe më pas ka përplasur dy makina të parkuara, e ka përfunduar duke thyer xhamin e dyqanit”, shkruajnë mediat fqinje.