Një e re nga një fshat i Tetovës ka zbrazur llogarinë bankare e babait të saj, ka shpenzuar 700.000 denarë
Një 28-vjeçare, banore e rrethinës së Tetovës, gjatë vitit të kaluar ka shpenzuar rreth 700. 000 denarë nga llogaria bankare e babait të saj, pa dijeninë e tij, njofton policia, transmeton Tetova News
“SPB-Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër 28-vjeçares me inicialet M.M. për shkak të dyshimit për veprën penale “lëshimi i çekut pa mbulesë” dhe “keqpërdorimi i kartelës pagesore”.
Babai i saj më datë 12.08.2024 ka raportuar se gjatë kontrollit të llogarisë së tij të transaksioneve bankare, një punonjës i bankës e ka njoftuar se llogaria e tij bankare kishte 25.590 denarë, edhe pse është dashur të kishte 720.000 denarë. Nga raporti i dorëzuar nga banka konstatohet se kartela e tij e pagesës është keqpërdorur në periudhën kohore nga data 12.08.2023 deri më 03.01.2024, ku me anë të një aplikacioni janë transferuar mjete në një rrjet social nga e raportuara, e cila i ka ditur të dhënat e tij. “, thuhet në njoftimin e policisë./tetova.com