Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të premte në Kosovë, kryesisht në rrugën Kllokot-Viti.
Sipas njoftimit zyrtar, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se shoferi ka humbur drejtimin e automjetit, dhe ka dalë jashtë rruge.
“Ju njoftoj se me datën 01.11 2024 rreth orës 01:15 ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Kllokot-Viti. Dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore humb kontrollin mbi automjetin, ka dalë jashtë rrugës dhe rrokulliset. Si pasojë pasagjeri i mjetit nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. Po ashtu, drejtuesi i mjetit pëson lëndime trupore për të cilat është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan”, tha ai.