Policia greke ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vjedhje. Arrestimi i tij u bë më 1 nëntor, teksa ditën e sotme, ELAS ka publikuar foto të 50-vjeçarit.
Bëhet fjalë për për Lulzim Bullarin, ndaj të cilit rëndon akuza e e vjedhjes dhe mashtrimit kompjuterik.
50-vjeçari u arrestua nga efektivët e ekipit të DIAS-it dhe nga hetimet rezultoi se gjatë periudhës gusht 2024 – tetor 2024, ai u afrohej të moshuarve u prezantohej si punëtor. Më pas i shkonte në shtëpi dhe i vidhte.
Në total ai akuzohet për të paktën katër vjedhje./vizionplus.tv