Një grua 35 vjeçare nga Manastiri ka raportuar dje në policinë e Prilepit se i afërmi i saj e ka ngacmuar vajzën e saj të mitur, njofton policia.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur më 08.11.2024, rreth orës 02:00, kur vajza e mitur ishte për vizitë te tezja e saj në Prilep. Policia tashmë ka marrë masa për zbardhjen e rastit.