Policia njofton se dje në ora 08:20 në vendkalimin kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, në dalje nga shteti, zyrtarët policorë kanë ndaluar personin H.D.S (66) nga SHBA sepse gjatë kontrollit është konstatuar se kishte tejkaluar qëndrimin e lejuar turistik.
Ai iu dorëzua policëve të Departamentit për krime ndërkufitare, migrime, të huaj dhe ripranim në Shkup për procedurë të mëtutjeshme, shtoi policia.