Ballina Kronika Policia ndalon dy persona që dyshohet se vodhën në Bogovinë

Policia ndalon dy persona që dyshohet se vodhën në Bogovinë

Më datë 04.11.2024, në ora 11.35 dhe në ora 12.20 në fshatin Bogovinë të Tetovës, nga ana e zyrtarëve policorë të stacionit të policisë në Kamjan, janë ndaluar një 36 vjeçar nga fshati Bogovinë dhe një 32 vjeçar nga fshati Sedllarcë e Epërme.

Dyshohet se ata në periudhën nga ora 01.00 deri në ora 06.00 kanë kryer një vjedhje të rëndë në objektin shitës në pronësi të N.I (55) nga fshati Bogovinë, gjatë së cilës kanë marrë para dhe disa produkte.

Personat u ndaluan në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.