Ballina Shëndeti Pse duhet të hani arra për të ulur kolesterolin dhe për rënie...

Pse duhet të hani arra për të ulur kolesterolin dhe për rënie në peshë, ja çfarë thonë ekspertët e shëndetit

Harroni sallatat dietike, mishin pa dhjamë apo çajin jeshil.

Mesa duket çelësi i suksesit në misionin e të rënit në peshë qëndron tek një grusht me arra.

Studimet kanë zbuluar se një regjim ushqimor i pasur me arra dhe vaj ulliri është shumë i mirë për uljen e kolesterolit dhe po aq efikas në rënien në peshë si një regjim i pasur në karbohidrate dhe me ushqime me pak yndyrë.

Sipas ekspertëve, ky nuk është përfitimi i vetëm që arrat i ofrojnë organizmit.

Arrat janë të pasura me yndyrna polio-të-pangopura, të cilat i bëjnë mirë shëndetit të zemrës dhe ulin kolesterolin.

Për të arritur në këtë konkluzion, studiuesit e mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë analizuan të dhënat e 245 personave mbipeshë dhe obezë.

Pjesëmarrësit në studim ishin të moshave nga 22 deri në 72 vjeç.

Ata iu nënshtruan tre regjimeve të ndryshme ushqimore.

Regjimi i parë ofronte ushqime me pak yndyrë por të pasura në karbohidrate.

I dyti ofronte pak karbohidrate dhe ushqime me një nivel të lartë yndyre.

Regjimi i tretë ishte i pasur me arra dhe nivel të ulët karbohidratesh.

Ata që ndoqën këtë regjim, konsumonin rreth 40 gramë arra në ditë.

Kjo sasi është e barazvlefshme me një grusht e gjysëm arrash.

Në harkun kohor të gjashtë muajve pjesëmarrësit që ndoqën regjimin me arra humbën njësoj peshë si grupet e tjera me dietë.

Ndërkohë, përveç rënies në peshë, grupi i tretë pati më shumë përmirësime në nivelin e kolesterolit në krahasim me grupet e tjera.

Kolesteroli i keq u ul ndjeshëm tek personat, organizmi i të cilëve ishte më i prirur ndaj diabetit.

Kjo nuk do të thotë se mund ta teproni me ushqimet me yndyrë.

Vlerat Shëndetësore Të Arrave
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një regjim ushqimor i pasur me arra ofron yndyrna të mira polio-të-pangopura.

Në fakt, arrat janë të vetmet që ofrojnë kryesisht këtë lloj yndyrnash dhe acidin alfa linolenik.

Ky acid është një formë bimore që rrjedh nga acidet yndyrore omega-3.

Ai është thelbësor për funksionet e organizmit dhe trurit.

Duke qenë se trupi nuk arrin të prodhojë një acid të tillë, organizmi vuan nga mungesa e tij.

Studimi i lartpërmendur është publikuar në revistën e Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Publikimi i tij u bë pak kohë pasi shkencëtarët e Harvardit rekomanduan zëvendësimin e yndyrnave të ngopura me ato polio-të-pangopura për një jetë të gjatë dhe zemër të shëndetshme. /AgroWeb.org