Ballina Kronika Vihet pas hekurave nëpunësi i Ndërmarrjes Publike „Pyjet Nacionale“, çdo muaj merrte...

Vihet pas hekurave nëpunësi i Ndërmarrjes Publike „Pyjet Nacionale“, çdo muaj merrte ryshfet nga personi që priste dru në mal!

SPB e Strumicës ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë kundër personit me inicialet B.K (39) nga Strumica për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” nga neni 353 dhe “marrje ryshfeti” nga neni 357 i Kodit Penal. I denoncuari B.K., referent në Ndërmarrjen Publike “Pyjet Nacionale”, dega Belasicë –  Strumicë, dyshohet se në gjashtë vitet e kaluara, në vazhdimësi çdo muaj, personalisht ose me ndërmjetësimin e një personi tjetër, ka kërkuar dhe marrë dëmshpërblim në të holla nga një banor i një fshati të Strumicës, i cili duhej të merrte leje për prerje drurësh. Gjithashtu, për marrjen e lejes për prerjen e drurëve, personi ka paguar edhe shërbime të tjera në favor të të dyshuarit. Pas marrjes së dëmshpërblimit, i akuzuari ka thirrur një person i cili është dashur të lëshojë lejen për prerjen e druve në malin Ogražden, në mënyrë që ajo të përgatitej dhe t’i jepej personit, njofton MPB.

– Me datë 06.11.2024 në Strumicë, në momentin kur nga i njëjti person ka pranuar sasinë e parave, policët nga SPB Strumicë i kanë hequr lirinë personit B.K e dy personave të tjerë, gjatë së cilës u gjetën dhe u konfiskuan sende që dyshohet se kanë lidhje me veprat kriminale. Një gjykatës nga Gjykata Themelore e Strumicës, të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, shton policia, transmeton Tetova News.