Ballina Aktualitet Lajme Vrasja e 37-vjeçarit në Gjilan, Prokuroria del me njoftim

Vrasja e 37-vjeçarit në Gjilan, Prokuroria del me njoftim

Sokol Osmani, ky raportohet se është 37 vjeçari i vrarë sot në Gjilan

Një 37 vjeçar dyshohet se është vrarë sot. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit.

Pak më parë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka lëshuar një njoftim ku thuhet se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se gjatë ditës së sotme, më datë 7 nëntor 2024, në rrugën ‘’Mërgimtarët e Gjilanit’’, në Gjilan, rreth orës 14h, një person është gjetur pa shenja jete.”

Prokuroria thotë se viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

“Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda dhe njësitet tjera relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga hetimet e para dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.”

“Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, në mënyrë që të identifikohen personat e dyshuar. Për të gjitha veprimet e tjera do të jeni të njoftuar me kohë!”

Ky është Sokol Osmani, 37-vjeçari që dyshohet se u vra sot në Gjilan

Një person është qëlluar për vdekje në rrugën ”Mërgimtarët e Gjilanit” në Gjilan, pasditen e së enjtes.

Burime të Paparacit bëjnë të ditur se viktima është Sokol Osmanin.

Ndryshe, sipas njoftimit të policisë, personi është gjetur pa shenja jete në skaj të rrugës.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rastit.”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftoj se me datën 07.11.2024 rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ”Mërgimtarët e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima  është pa shenja jete.

Nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987   është qëlluar nga armë zjarri.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.