Juventusi dhe Roma po insistojnë në merkato për shërbimet e yllit Edon Zhegrova, i cili për momentin është i fokusuar vetëm te Lille.
Lidhur me interesin e gjigandëve të Italisë, futbollisti shqiptar foli ekskluzivisht me gazetarin Altin Sulçe, në emisionin “Max Sport” në Euronews Albania.
Zhegrova insistoi se në këtë moment është i fokusuar vetëm tek Lille, por u shpreh se po mëson italisht, një sinjal që tregon se në mendjen e tij është një klub italian.
Si ndihesh te Lille? – “Ndihem shumë mirë, jam shumë i lumtur. Jam ambientuar me jetën, me tifozët, me shokët e ekipit. Nuk do ta harroj asnjëherë”.
Objektivat me Lille – “Të shkojmë sa më larg në kampionatin francez dhe në Champions League”.
Kritikat – “Kritikat pozitive i marr gjithmonë në konsideratë, ato negative nuk më bëjnë përshtypje”.
Menaxhimi i vetes – “Nuk e kam patur shumë të vështirë menaxhimin sepse edhe prindërit e mi i kam këtu në Belgjikë dhe vinë më shikojnë çdo ndeshje. Po ashtu edhe gjuhën franceze nuk e kam problem”.
Çfarë gjuhe të huaj tjetër flet? – “Frëngjisht, holandisht, gjermanisht, anglisht”.
Po italisht? – “Po, ‘poco’ dhe qesh… Po po kam nisur të mësoj nga pak italisht sepse e kam edhe qejf”.
Do e mësoh se Juventusi dhe Roma po trokasin – “Nuk dua të flas për këtë gjë tani. Jam shumë i lumtur te Lille dhe dua ta mbyll këtu sezonin sa më mirë, sepse kemi rezultate të mira si në kampionat ashtu edhe në Champions League”.
Juventusit i mungon një anësor i djathtë – “Me të vërtetë nuk mund të flas në këtë moment. Jam i fokusuar ta mbyll sa më mirë sezonin te Lille dhe pastaj të shohim. Do t’i analizojmë të gjitha projektet me kujdes dhe kush është më i miri për mua”.