Ballina Kronika Mërgimtari 32-vjeçar nga Mitrovica humb jetën në një aksident në Suedi

Mërgimtari 32-vjeçar nga Mitrovica humb jetën në një aksident në Suedi

VIDEO BONUS: Zgjedhjet në Kosovë

Besam Istrefi nga Mitrovica ka humbur jetën në moshën 32-vjeçare në Suedi.

Ai vdiq tragjikisht mbrëmë në një aksident trafiku, kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit të cilët kanë publikuar njoftimin përmes rrjeteve sociale.

Sipas njoftimit të familjarëve i ndjeri la pas gruan dhe tre fëmijë të vegjël.

Njoftimi i plotë nga familja:

Kjo Botë ka shumë padrejtsi, por kjo është mbi padrejtësinë.

Sot 22 Janar 2025 tragjikisht në një aksident trafiku ne Suedi në moshën 32 vjeqare vdiq kusheriri ynë, Besam (Ilmi) Istrefi.

Besami la pas vehtës gruan dhe 3 fëmi të vëgjel, nënën, dy motra dhe një vëlla.

Njeriu si Besami të ikë kaq padrejtsisht eshtë vetëm Deshmi se Zoti merr Engjujt shpejt dhe herët.

Mbetëm tej mase të piklluar, dhe të pa pajtuar me ijken tënde.

Ngushëllim për Familjen Istrefi
E nderuara familje Istrefi,
Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer e morëm lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj, Besam Ilmi Istrefi. Humbja e tij e parakohshme, në moshën vetëm 32-vjeçare, është një tronditje e madhe për të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan si njeri të veçantë, familjar të përkushtuar dhe kontribues të palodhur për komunitetin tonë.
Besami, që nga fëmijëria e hershme, ishte një shembull i gjallë i përkushtimit ndaj kulturës dhe traditave tona kombëtare. Si anëtar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Shën Nënë Tereza” në Engelholm dhe më pas si pjesë e kryesisë e koreograf i saj, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore. Me përkushtimin dhe punën e tij me fëmijët, ai ndriçoi shpirtin shqiptar në mërgim dhe ndërtoi ura të forta midis brezave.
Ikja e tij e papritur lë një zbrazëti të madhe jo vetëm në familjen tuaj, por edhe në mbarë komunitetin tonë. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në zemrat e të gjithëve që patën fatin ta njohin dhe ta duan.
Në këto momente të vështira, jemi pranë jush me lutje dhe mendime të sinqerta. Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe ndjejmë dhimbjen tuaj. Urojmë që shpirti i Besamit të pushojë në paqe të përjetshme dhe që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.
Me respekt dhe keqardhje të thellë,
Kryesia e ShKSh “Shën Nënë Tereza ” Engelholm