Ballina Aktualitet Lajme Trump zbardh telefonatën me presidentin kinez: Do ta bëjmë botën më të...

Trump zbardh telefonatën me presidentin kinez: Do ta bëjmë botën më të sigurtë

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun kinez, Xi Jinping.

Ka qenë vetë Trump ai që ka dhënë detaje nga telefonata e zhvilluar me udhëheqësin kinez këtë të premte.

“Sapo fola me presidentin kinez Xi Jinping. Thirrja ishte shumë pozitive si për Kinën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara”, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump.

”Pres që së bashku të zgjidhim shumë probleme, dhe duke filluar që tani”, shton presidenti.

“Ne diskutuam mbi shumë tema të ndryshme si bilancin tregtar, Fentanyl, TikTok dhe shumë tema të tjera. Presidenti Xi dhe unë do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë botën më paqësore dhe të sigurt!”, theksoi Trump.

Telefonata vjen në një moment kur Gjykata Supreme vendosi ndalimin e TikTok në SHBA, duke nisur nga kjo e diel, 19 janar, kompanisë amë, ByteDance, nuk shet aksionet e platformës.

ByteDance e ka sfiduar ligjin dhe ka argumentuar se ai shkel mbrojtjen e lirisë së fjalës për më shumë se 170 milionë përdoruesit e aplikacionit në SHBA. Por, ky argument u refuzua nga gjykata më e lartë e vendit dhe do të thotë se TikTok tani duhet të gjejë një blerës të miratuar për versionin amerikan të aplikacionit ose do të përballet me një ndalim total nga dita e diel.