Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ëhstë kapur me lëndë narkotike e llojit kokainë.
Mediat fqinje raportojnë se 26-vjeçarit shqiptar iu gjetën 3.4 kilogram kokainë e ndarë në 4 blloqe e cila ishte fshehur në sediljet e makinës.
I riu shqiptar, me banim në zonën e Milanos, ishte në timonin e një Mercedesi dhe u ndalua gjatë një prej kontrolleve të trafikut rrugor në Bolonja.
Sipas mediave në Itali qëndrimi i tij nervoz dhe i padurueshëm ka bërë që efektivët të kontrollojnë makinën, deri në zbulimin e lëndës narkotike, me peshë totale 3.44 kilogramë.
Sasia e kokainës së sekuestruar mund të arrinte deri në 300 mijë euro.
VIDEO BONUS:
https://youtu.be/YSOq2y7qWf4
https://youtu.be/fjhTlnkPxSM
https://youtu.be/9ne32GHnaWI
VIDEO BONUS: Kronika
@tetovanews
@tn.lajmelokale