Ballina Aktualitet Lajme Emisari Special i Donald Trumpit e godet rëndë Albin Kurtin, thotë se...

Emisari Special i Donald Trumpit e godet rëndë Albin Kurtin, thotë se ai po gënjen: “Krejt janë kundër tij”

VIDEO BONUS: Zgjedhjet në Kosovë

“Absolutisht e rreme, mos u mashtroni”.

Kjo shënoi goditjen më të rëndë deklarative nga Adminsitrata e Donald Trump drejtuar kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtit, i cili mbrëmë në Ferizaj tha se “kurrë nuk kanë qenë më të mira marrëdhëniet me ShBA-në” se sa gjatë qeverisjes së tij.

Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell, shkroi se Kurti nuk është partner i besueshëm i ShBA-së dhe se e tërë bashkësia ndërkombëtare “është e bashkuar kundër tij”.

“Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, tha ai.

Më tej, Grenell e shoi Kurtin si arsye shkas se pse kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por jo edhe në Kosovë.

“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump”, tha ai.

Duke iu referuar deklaratës së mbrëmshme të Kurtit drejtpërsëdrejti, Grenell bëri thirre që qytetarët e Kosovës “të mos mashtrohen” nga ato deklarime që tha janë “absolutisht të rreme”.

“Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, shkroi ai.

Çka pretendoi dje Kurti?

“Kurrë më të mira marrëdhëniet me ShBA-në se me qeverinë time”.

Kështu tha ai nga Ferizaji gjatë një tubimi zgjedhor: duke ngrerë kontraste të vetëstiluara me qeveritë e kaluara se marrëdhëiet me ShBA-në “ata i përdorni për pushtet…unë për shtet”.

“Kurrë nuk i kemi pasur marrëveshjen me ShBA-të më të mira se sa tash, kurrë s’ka përfituar Kosova nga këto marrëdhënie më shumë se me ne.

Grantin mëtë madh e kem i marrë ne nga MCC, 202 milionë dollarë për bateri akumuluese”, tha Albin Kurti.

“E ata raportet me ShBA i përdornin për pushtet…ne i përdorim për shtet e jo pushtet. Për me ngjit shtetin lart e më lart”, tha ai./Nacionale

VIDEO BONUS:

https://youtu.be/YSOq2y7qWf4

https://youtu.be/fjhTlnkPxSM

https://youtu.be/9ne32GHnaWI

VIDEO BONUS: Kronika
@tetovanews
@tn.lajmelokale