Ballina Aktualitet Fjalimi i Anastasia Zaimit tronditi Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin (Video)

Fjalimi i Anastasia Zaimit tronditi Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin (Video)

VIDEO BONUS: Zgjedhjet në Kosovë

Kuvendi Kombëtar Rinor i Partisë Socialiste është mbajtur ditën e sotme në Tiranë, ku të rinjë të shumtë kanë folur për ‘të mirat’ e PS-së. Por gjatë fjalimeve një nxënëse e re nga Bilishti ka dalë jashtë parashikimeve dhe skenareve të bëra nga PS-ja.

Anastasia Zaimi teksa ka marrë fjalën e saj, ka kritikuar qeverinë Rama dhe Ministrinë e Arsimit në lidhje me politikat që kanë ndjekur për studentët. Gjatë fjalës së saj, e reja ka theksuar se lidhja mes shkollës së mesme, universitetit dhe tregut të punës është vite dritë larg në Shqipëri.

Ndërkohë që ky fjalim i të resë, nuk ka rënë pa u vënë re nga vetë Rama, i cili në një moment i kapur nga kamerat duket qartë i nervozuar. Por fjalimi i nxënëses nga Bilishti, i papërdorur politikisht ka nxjerr në pah se si është realiteti i Shqipërisë.

VIDEO BONUS: Kronika
@tetovanews
@tn.lajmelokale