Ballina Aktualitet Ndahet nga jeta hoxha i njohur, ndërsa Hasan Rexhepi shkruan: Lot mërzie...

Ndahet nga jeta hoxha i njohur, ndërsa Hasan Rexhepi shkruan: Lot mërzie n’fillim të sabahit për gjithë Shkupin

Është ndarë nga jeta hafiz Sadudin Sulejmani, një nga hafizët më të shquar në Shkup dhe Ballkan. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, personat që e kanë njohur dhe mediet.

Lot mërzie n’fillim të sabahit për Gjithë Shkupin
Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi…ka shkruar Hasan Rexhepi

Paska vdekur sonte Hafëz Sada (Saduddin Sulejmani), mubarek që zorr të kompenzohet, goja e të cilit 24 orë ka bërë përsëritje Kur’anin, simbol i Kur’anit në gjithë Maqedoninë dhe jo vetëm, çka t’flasim ne kur vepra e tij e ka bërë të njohur pafund…

Hafëz Abi, ti kalove n’rahmetin e Allahut, e ne nga sot mbetemi pa një Hafëz tamam që ia ke dhënë hakkun titullit “HAFËZ”…
Do ti mungosh Murat Pashës fortë,
Do ti mungosh mihrabit shumë,
Do ti mungosh edhe Çarshisë, por

Më tepër do ti mungoje Shkupit Esnafllëku dhe modestia yte.
Ta lodhi sëmundja trupin, por s’ta lodhi assesi memorien për ta ditur Kur’anin nga Fatiha deri në Nass sikur të ishin vetëm dy sajfe.

O Allah, pranoje në rahmetin tënd, hapja dyert e qiellit, parfymose me arromë të Xhennetit, dhe jepja Xhennetin Firdeus.
Zoti ia shtoftë sabrin familjes në këto momente inshAllah.
Ashtu siç e ke mbrojtur fjalën e Allahut, të past Allahu në mbrojtjen e Tij, dhe qofshin gjithë këto fjalët e Zotit ngritje për ty n’Xhennetet e Tij, ka përfunduar Hasan Rexhepi.

Ngushëllime familjes, të afërmve dhe të gjithë myslimanëve në Maqedoninë e Veriut, shqiptarë dhe tjerë, për ndarjen nga jeta e hfz. Sadudin Sulejmani, emblema e jetës fetare islame në vendin tonë, por edhe simboli dhe krenaria e gjithë shkupjanëve me sukseset dhe arritjet e tija në garat dhe recitimet e Kuranit fisnik në nivel ndërkombëtar.

Shkupi jonë sot ndahet nga një zë i mrekullueshëm por edhe personalitet i qëndrueshëm, mirëpo kujtimi i tij do mbetet përgjithnonë, ka shkruar Izet Mexhiti.

VIDEO BONUS: Kronika
@tetovanews
@tn.lajmelokale