Ballina Aktualitet Lajme Numërohen 90 për qind e votave: VV me 41%, PDK 22.37% dhe...

Numërohen 90 për qind e votave: VV me 41%, PDK 22.37% dhe LDK 17.57%

VIDEO BONUS: Zgjedhjet në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar të dhënat e përditësuara mbi numërimin e votave deri në mbi 90 për qind të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Sipas këtyre rezultateve, deri në orën 11:07 të mëngjesit, janë numëruar 90.13% e votave të hedhura në kutitë e votimit.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.00% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.37%.

Dhe në vendin e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.57%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 7.65% të votave.

VIDEO BONUS: Kronika
@tetovanews
@tn.lajmelokale