Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, njëherësh lider i SPD, pasi pranoi humbjen në zgjedhjet e kësaj të diele, deklaroi se nëse partia e tij ftohet në koalicion nga blloku konservator, ai nuk do të marrë pjesë në negociata.
Scholz deklaroi se do të jetë dikuhh tjetër që do të negociojë për SPD-në nëse do të ketë ftesë për koalicion.
“Unë nuk do të jem përfaqësues i SPD-së në një qeveri federale të udhëhequr nga CDU, as nuk do ta negocioj atë”, tha Scholz në një panel diskutimi paszgjedhor të transmetuar nga transmetuesit publikë.
Parashikimet e hershme tregojnë se partia e tij është në rrugën e duhur për të dalë e treta, pas bllokut CDU/CSU dhe AfD-së së ekstremit të djathtë.
Nëse sondazhet rezultojnë të sakta, kjo do të ishte rezultati më i keq i partisë pas luftës në zgjedhjet parlamentare kombëtare.
@tetovanews
@tn.lajmelokale