Ballina Aktualitet Hoxha i Gërçecit të Shkupit shpërblehet me 11.350 euro dhe një orë...

Hoxha i Gërçecit të Shkupit shpërblehet me 11.350 euro dhe një orë dore 5-mijë dollarëshe nga xhemati i tij

Xhemati në Gërçec të Shkupit i dhuron 11.350 euro dhe orë dore 5 mijë dollarë imamit për muajin e Ramazanit.

Ja postimi i plotë:

“Për hir të transparencës për paratë e tubuara

Allahu e shpërbleftë hoxhën tonë, hafizin e nderuar Llokman ef. Arifi për mundin dhe kontributin e dhënë gjatë tërë vitit e posaçërisht gjatë muajit të Ramazanit, ku i vetëm pa asnjë ndihmës udhëhoqi me xhaminë.

Punët që kreu ishin:
– 5 kohët e namazit
– Ligjërata para Xhumasë
– Hutbet e Xhumasë
– Ligjerata para teravive
– Faljen e teravive
– Ligjërata ditëve të diela pas ikindisë
– Falja e namazit të natës
– Ligjërata gjatë namazit të natës
– Ligjërata çdo të shtune pas namazit të jacisë (jashta Ramazanit)
– Mësimi i talebeve (jashta Ramazanit)

Allahu i shpërbleftë edhe xhematin që ia vlerësoi mundin hoxhës.

Dhurata që iu tubua hoxhës nga xhemati arriti shifrën 11.350 Euro
Anëtarësi 3053 Euro
Fitra 605 Euro
Për Xhaminë –  Diten e Bajramit 1030 Euro
Për Xhaminë –  Natën e Kadrit 3224 Euro
Gjithashtu hoxhës ju dhurua një dhuratë e çmuar një orë dore ⌚ me vlerë 5000 dollarë

Allahu ju shpërbleftë të gjithëve” – shkruan stafi i Xhamisë së Re në Gërçec.