Familja mitrovicase Xhema ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.
Visar Xhema nga Mitrovica ka ndërruar jetë, shkruan Jepi zë.
I ndjeri ishte njëri nga zejtarët më të njohur në Mitrovicë, ku merrej me shitjen e arit dhe posedonte disa lokale.
“Jepi zë” merr vesh se Visari kishte kohë që ishte në gjendje kome i shtrirë në shtëpi.
Mitrovicasi ishte prind dhe la pas një fëmijë dhe bashkéshorten e tij.
Inna lillahi ve inna ilejhi raxhiun.
(Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.)
(Sureja El-Bekare, 2:156)
Sot zemra ime është e rënduar nga lajmi për ndarjen nga kjo jetë të shokut tim të dashur, Visar Xhema. Ai ishte njeri i butë, i urtë dhe gjithmonë me fjalë që frymëzonin. Nga Visari kam mësuar shumë për jetën – qetësinë, mençurinë, përulësinë. Ai nuk ishte vetëm shok, por një dritë e heshtur që të ndihmonte të ecje drejt së mirës.
“Allahu është Ai që merr shpirtrat në kohën e vdekjes së tyre…”
(Surja Ez-Zumer, 39:42)
Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë dhimbjen e humbjes së tij, por kemi shpresë në mëshirën dhe faljen e Allahut të Madhërishëm, që t’i dhurojë Visarit Xhenetin dhe ta bashkojë me të dashurit e tij në botën tjetër – aty ku nuk ka më ndarje.
“Allahu i fortë është në ndëshkim dhe i mëshirshëm në falje.”
(Surja El-Maide, 5:98)
Varrimi i Visarit do të bëhet nesër (e shtunë, 22/03/2025) në ora 12:00, në varrezat e Shipolit.
Lusim Allahun që ta shpërblejë për çdo mirësi që ka lënë pas dhe të na japë durim neve që e deshëm.
@tetovanews
@tn.lajmelokale