Ballina Shëndeti Mënyrat natyrale për uljen e yndyrnave në gjak

Mënyrat natyrale për uljen e yndyrnave në gjak

Niveli i lartë i yndyrnave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rezistencën ndaj insulinës. Ai përbën pikënisjen e shumë sëmundjeve dhe shqetësimeve shëndetësore ndaj duhet mbajtur nën kontroll.

Kur ushqimet që konsumojnë përmbajnë më shumë kalori se sasia që digjet nga organizmi, atëherë ky i fundit i ruan yndyrnat për përdorim të mëvonshëm.

Ato depozitohen në inde por edhe qarkullojnë në gjak.

Shkaktarët kryesorë të yndyrnave të Larta në gjak

Ushqyerja me produkte me shumë yndyrë dhe mbipesha, janë shkaktarët kryesorë të nivelit të lartë të yndyrnave.

Përveç tyre, niveli i yndyrnave në gjak mund të rritet edhe si pasojë e:

Sëmundjeve të mëlçisë, tiroides dhe veshkave,
Diabetit të tipit 2,
Duhanpirjes,
Alkoli
Medikamentet me bazë kortizoli
Cilat Janë Nivelet Normale Të Yndyrnave Në Gjak
Trigliceridet në gjak duhet të jenë nën 150 mg/dl.

Treguesit mbi këtë nivel konsiderohen të larta.

Vlerësimi i këtij niveli bëhet nëpërmjet analizave të gjakut dhe kryesisht kolesterolit.

Nëse niveli i yndyrnave është mbi 200 mg/dl atëherë konsiderohet si i lartë dhe nëse ai arrin mbi 500 mg/dl atëherë është tepër i lartë.

Nivelin e yndyrnave në gjak mund ta ulni nëpërmjet disa trajtimeve natyrale pa përdorur medikamente.

Rekomandohen mënyrat e mëposhtme natyrale për uljen e nivelit të yndyrnave në gjak.

Kufizimi i Sheqerit

Kufizimi ose eliminimi i sheqerit është një mënyrë e mirë për uljen e nivelit të yndyrnave.

Këtu përfshihen edhe ëmbëlsuesit natyralë, siç është edhe mjalti.

Në vend të sheqerit mund të hani fruta dhe mos përdorni ëmbëlsues artificialë, që kanë pasoja të dëmshme në shëndet.

Buka e bardhë, makaronat e patatet përmbajnë niseshte, një karbohidrat që ka një vlerë të lartë glicemie e që rrjedhimisht mund të rrisë nivelet e sheqerit dhe të yndyrnave në gjak. Në vend të tyre mund të zgjidhni drithëra të plota, elb, perime, arrorë dhe fara.

Duke qenë se mbipesha dhe obeziteti kanë lidhje të drejtpërdrejtë me yndyrnat në gjak, këshillohet që të kryeni aktivitet fizik për 30 minuta në ditë, pesë herë në javë duke rritur intensitetin e stërvitjes.