Ballina Aktualitet Lajme Shërbimi Sekret Amerikan qëllon dhe plagos një person të armatosur pranë Shtëpisë...

Shërbimi Sekret Amerikan qëllon dhe plagos një person të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë

Një person, i cili ishte i armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë është qëlluar dhe plagosur nga Shërbimi Serket amerikan.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (me kohën lokale).

Shërbimi Sekret ishte kontaktuar të shtunën nga policia lokale, e cila tha se një” “individ i rrezikshëm” mund të kishte udhëtuar për në Uashington nga Indiana, sipas deklaratës.

Anëtarët e Shërbimit Sekret gjetën automjetin e parkuar të burrit pranë rrugëve 17 dhe F në Uashington rreth mesnatës, thuhet në deklaratë.

Automjeti ishte parkuar pranë ndërtesës së Zyrës Ekzekutive të Eisenhower, e cila është ngjitur me Shtëpinë e Bardhë.

“Ata panë gjithashtu një person në këmbë që përputhej me përshkrimin”, thuhet në deklaratë.

“Ndërsa oficerët u afruan, burri mori një armë zjarri dhe pasoi një konfrontim i armatosur. Burri u qëllua nga personeli ynë”.

Burri, mosha dhe emri i të cilit nuk dihen, u dërgua në një spital të zonës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur.

Personeli i Shërbimit Sekret nuk u lëndua gjatë konfrontimit, tha shërbimi./vizionplus.tv